28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 19 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, ka përkujtuar me homazhe dëshmorin e kombit, Beqir Limani, në 28-vjetorin e rënies së tij.

Me këtë rast, Ahmeti ka vlerësuar kontributin e Limanit në çështjen kombëtare, duke e cilësuar atë si veprimtar të hershëm, njeri të qëndresës dhe sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Beqiri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, tribun i vegjëlisë, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, është shprehur Ahmeti.

Ai ka theksuar se, edhe 28 vjet pas rënies, kujtimi për Beqir Limanin mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij vazhdojnë të jenë pjesë e historisë kombëtare dhe amanet për brezat e ardhshëm.

“Lavdi e përjetshme Beqir Limanit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Bashkë me familjarë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me homazhe përkujtuam dëshmorin e kombit, Beqir Limani, në 28 vjetorin e rënies së tij heroike.

Beqiri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, tribun i vegjëlisë, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Sot, 28 vjet më pas, kujtimi për të mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë kombëtare dhe amanet për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme Beqir Limanit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/19mMUskpkD/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër