​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u lind më 8 korrik 1969 në Vajnik të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë.

Gjatë viteve të shkollimit u përfshi në veprimtari ilegale dhe më 1992 u largua në mërgim. Në vjeshtën e vitit 1996 u kthye në Kosovë, ndërsa gjatë viteve 1997–1998 mori pjesë në organizimin dhe zgjerimin e radhëve të UÇK-së.

Në fillim të gushtit 1998, Rexha u caktua komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Gjatë muajve në vijim mori pjesë në disa luftime në këtë zonë.

Më 8 tetor 1998, Abedin Rexha u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt.

Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Selveten. Emri i tij është përkujtuar në shkrime, këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban emrin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër