30 fëmijë vdesin nga shembja e çatisë së një shkolle

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Islamabad, 15 tetor, Zhurnal.mk – Të paktën 30 fëmijë, mes tyre një mësuese, kanë humbur jetën pasi çatia e një shkolle u shemb sot në qytetin Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit.

”Shumë persona të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja”, njoftuan policia dhe ekipet e shpëtimit.

”Më shumë se 40 fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital”, bëri të ditur Mohamed Asim, zëdhënës i spitalit.

Zyrtari i emergjencave, Bilal Faizi, konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa autoritetet paralajmëruan se ai mund të rritet.

“Policia ka arrestuar pronarin e shkollës dhe ka urdhëruar nisjen e një hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtari i policisë Mian Saeed.

Shkaku i shembjes së çatisë nuk ishte përcaktuar ende.

Sipas Bilal Faizit, në momentin e incidentit, në orët e para të mëngjesit, në klasat e shkollës ndodheshin fëmijë deri në moshën 12 vjeç.

Mediat lokale raportuan se në shkollë ishin të pranishëm më shumë se 100 fëmijë.

Ekipet e shpëtimit po punonin përmes rrënojave për të gjetur dhjetëra fëmijë të tjerë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar.

”Disa prej tyre u goditën nga shufra metalike dhe ndodheshin në gjendje kritike”, tha Asim duke shprehur shqetësimin se numri i viktimave mund të shtohej.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër