49 parti politike të regjistruara për zgjedhjet e 11 majit, shtyhet shqyrtimi për koalicionin e Bashës

nga D V

Ka shkuar në 49 numri i subjekteve zgjedhore të regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u miratuan kërkesat për regjistrimin në zgjedhje edhe të 10 partive politike, ndërsa hasi probleme juridike për regjistrim partia “Koalicioni Euroatlantik” e Lulzim Bashës, që me kryetar Endri Hasa ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në zgjedhje.

Përfaqësuesi juridik i “Koalicionit Euroatlantik” Ibrahim Sako kërkoi nga KQZ shtyrjen e marrjes së vendimit për ditën e hënë pasi do të marrin një vendim i formës së prerë nga gjykata.

“Kemi depozituar pranë protokollit të KQZ kërkesën për regjistrimin e subjektit politik “Koalicioni Euroatlantik”. Është e vërtetë që vërtetimi i gjykatës nuk ka marrë ende formë të prerë, duke qenë se subjekti ynë politik ka bërë disa ndryshime dhe gjykata me vendimin nr.6 të datës 14 shkurt ka marrë vendimin dhe ka konstatuar ndryshimet përkatëse bazuar në kërkesën që ne kemi bërë. Duke qenë se pati ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe afate u afruan në e kemi të pamundur në këtë moment që të marrim vërtetimin e formës së prerë”, tha Sako.

“Me kërkesën që kemi dorëzuar kemi bashkëngjitur vërtetim kur thuhet për vendimin e marrë nga gjykata dhe për të gjithë ndryshimet që subjekti politik ka bërë ndër vite dhe një vërtetim sipas gjendjes aktuale që figuron me emrin Partia Konservatore. Duke qenë se vendimi merr formë të prerë ditën e shtunë, ne do kërkojmë nga ana e KQZ që kërkesën për shqyrtimin e marrjen e vendimit ta shtyjmë për ditën e hënë dhe të jemi konform të gjitha rregullave dhe pikave që ligji parashikon”, tha Sako.

Kërkesa për shtyrjen e shqyrtimit u pranuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili rikujtoi se dita e hënë është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.

“Dakord me kërkesën tuaj për t’u dhënë mundësi që të merrni vërtetimin e Gjykatës së Tiranës ku pasqyrohen ndryshimet në organet drejtuese të kësaj partie politike, dakord deri ditën e hënë është afati se pastaj përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve”, tha Celibashi.

Lista e 49 partive politike të regjistruara nga KQZ:

  1. -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
  2. -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
  3. -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
  4. -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
  5. -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
  6. -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
  7. -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
  8. -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
  9. -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
  10. -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
  11. -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
  12. -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
  13. -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
  14. -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
  15. -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
  16. -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
  17. -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
  18. -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
  19. -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
  20. -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
  21. -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
  22. -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
  23. -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
  24. -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
  25. -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
  26. -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
  27. -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
  28. -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
  29. -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
  30. -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
  31. -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
  32. -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
  33. -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
  34. -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
  35. -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
  36. -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
  37. -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
  38. -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
  39. -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
  40. – Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
  41. Partia “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
  42. Partia “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
  43. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
  44. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
  45. Partia “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me kryetar Selami Jenishehri
  46. Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
  47. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
  48. Partia “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
  49. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More