5 fruta që do ta bëjnë mëlçinë tuaj të duket si e re

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përshirja e këtyre frutave në dietën tuaj mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e mëlçisë dhe funksionit të saj.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

Prandaj është me rëndësi jetike që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur një mëlçi të shëndetshme.

Qitro

Ky frut i hidhur përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë që janë të njohur për mbrojtjen e mëlçisë. Këto antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave.

Një studim japonez i vitit 2004 testoi efektet e lëngut të qitros te minjtë dhe zbuloi se lëngu pengon dëmtimin e ADN-së në mëlçi.

Rrushi

Studiesit kanë zbuluar se ekstraktet e rrushit pqrmirësojnë funksionimin e mëlçisë në pacientët që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë që nuk lidhen me alkoolin.

Rrushi dhe ekstrakti i farës së rrushit mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet, rritin nivelet antioksiduese dhe luftojnë inflamacionin.

Avokado

Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës. Glutathione, një kompleks i prodhuar nga avokadot, ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi.

Arrat

Arrat përmirësojnë nivelet e enzimave të mëlçisë te pacientët e sëmurë.

Një artikull i botuar në World Journal of Gastroenterology shpjegon se si konsumimi i arrave redukton zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Boronica

Këto fruta të vegjël përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantë janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi.

Një studim i botuar në Gazetën Botërore të Gastroenterologjisë tregon se duke përfshirë boronicat në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në rritjen e enzimave antioksiduese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër