5 truqe për t’u ndjerë më pak i uritur

Nga B.M
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prodhimi i tepërt i hormoneve të urisë çon në ngrënie më shumë sesa është e nevojshme dhe shpesh në një mënyrë të paekuilibruar.

Ndjenja e urisë dhe ngopjes rregullohen nga ato që zakonisht quhen hormonet e urisë, lajmëtarët kimikë që ndikojnë në oreks dhe dëshirën për ushqim.

Hani më pak “snacks” dhe ëmbëlsira për të kufizuar prodhimin e hormoneve të urisë – Të gjitha ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara si buka, makaronat, ëmbëlsirat dhe në përgjithësi të gjitha produktet e pjekura janë në gjendje të shkaktojnë nivele të larta të sheqerit në gjak, përgjegjës për prodhimin e tepruar të insulinës, i cili stimulon sulmet e papritura të urisë. Me fjalë të tjera, sa më shumë që hani, aq më shumë dëshironi t’i konsumoni.

Makaronat? Më mirë “al dente” – Gatuar “al dente”, makaronat kanë një indeks më të ulët glicemik sepse niseshtja është më pak e asimilueshme nga trupi. Ka një efekt më të mirë në sheqerin në gjak, dhe stimulon më pak prodhimin e insulinës.

Hani më shumë perime – Perimet janë burime të shkëlqyera të fibrave të tretshme që ngadalësojnë asimilimin e sheqernave dhe ndihmojnë në kundërvënien në prodhimin e tepruar të insulinës.

Flini më shumë – Disa studime kanë treguar se cilësia e gjumit është në gjendje të ndikojë në marrëdhëniet me ushqimin, duke vepruar në sensin e ngopjes. Mungesa e gjumit, për shembull, rrit prodhimin e grelinës, hormonit të oreksit dhe në vend të kësaj zvogëlon atë të leptinës, hormonit të ngopjes.

Stresohuni më pak – Tensioni nervor, nervozizmi, stresi stimulojnë një rritje të prodhimit të kortizolit nga gjëndrat mbi veshkore. Ky hormon nga ana e tij stimulon marrjen e ushqimeve, veçanërisht ato të pasura me sheqerna dhe yndyra, të cilat nxisin prodhimin e tepruar të insulinës, hormonit që lehtëson urinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër