73-vjeçari nga Tetova gjendet pa shenja jete në shtëpi

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 qershor Zhurnal.mk – Më 17.06.2026, në orën 21:05, në SPB Tetovë është raportuar se në një shtëpi në Tetovë është gjetur i vdekur Z.M. (73) nga Tetova.

Pas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku së bashku me prokurorin publik është kryer ekspertizë. Sipas informacioneve të para, mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër