74-vjeçari nga Tetova gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Nga D. V.
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje paradite, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur shtetasi me iniciale Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qenë mysafir në hotel.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, në të cilën nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
​Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi).

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër