77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Ushtria e Kosovës, e gatshme t’i bashkohet Aleancës

Nga Xh M
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 prill Zhurnal.mk – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e themelimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme për t’u bërë anëtare e kësaj aleance.

“Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë”, tha Haradinaj.

Ai dërgoi urimet dhe mirënjohjen “më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër