Rreziku nga kriza energjetike, grupi parlamentar i PD kërkesë për interpelancë me ministrin e Energjisë

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 prill Zhurnal.mk – Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, duke ngritur shqetësime mbi rrezikun e një krize të mundshme energjetike në vend.

Në kërkesën e dorëzuar nga deputetët demokratë, theksohet nevoja për transparencë lidhur me masat që janë marrë deri më tani për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe për sigurimin e rezervave të nevojshme të karburantit.

Sipas opozitës, situata aktuale kërkon sqarime të menjëhershme nga qeveria, sidomos në kushtet e pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimit të tyre në ekonominë vendase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër