Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Nga Xh M
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 prill Zhurnal.mk – Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmur zëdhënësi i policisë i kryqytetit, Enis Pllana, ka thënë se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, ka thënë Pllana.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër