Ambasadori Rohde takon Kurtin, interesohet për konstituimin e Kuvendit

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas një njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe bashkëpunimin në shumë fusha, e në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, ambasadori Rohde u interesua për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim. Me këtë rast, kryeministri theksoi nevojën dhe rëndësinë që konstituimi i legjislaturës së nëntë të përmbyllet sa më shpejtë me zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit. Ai numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra për konstituimin e Kuvendit duke përfshirë edhe takimin me liderët e partive politike në kuvend dhe takimin e ftuar nga presidentja e vendit, në kuadër edhe të vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri foli edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës që u regjistrua gjatë fundjavës që shkoi. Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale  ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More