Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të mërkurën në Tianjin të Kinës veriore me Nurlan Yermekbayev, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait – OBSh-së
Duke përshëndetur rolin e rëndësishëm të OBSh-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, si edhe në promovimin e zhvillimit dhe rigjallërimit, Wang tha se ka dhënë kontribute në ndërtimin e një lloji të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Ai shprehu besimin se nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariati i OBSh-së do të luajë një rol më të madh në sigurimin e funksionimit efikas të OBSh-së dhe në rritjen e ndikimit të saj.
Që nga marrja e presidencës së rradhës së OBSh-së, Kina ka mbajtur më shumë se 90 aktivitete dhe ka promovuar një sërë bashkëpunimesh, tha Wang, duke shprehur shpresën se Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë të mbështesë punën e presidencës kineze dhe të bashkëpunojë me Kinën për një samit miqësor, të bashkuar dhe të frytshëm.
Yermekbayev vlerësoi përpjekjet e Kinës që nga marrja e presidencës së rradhës së OBSh-së, duke thënë se kjo e ka çuar bashkëpunimin midis palëve në një nivel të ri.
Sekretariati do të vazhdojë të mbështesë plotësisht punën e presidencës kineze dhe do të përgatitet së bashku për Samitin e Tianjinit për të siguruar rezultate të frytshme, tha ai.
