MSH: Në ditët në vijim do të hapen procedura të reja për punësim në disa institucione shëndetësore publike

nga Redaksia

Shkup, 20 korrik – Ministria e Shëndetësisë që nga emërimi i ministrit Azir Aliu më 9 qershor, ka filluar një proces intensiv të forcimit të kuadrit në institucionet shëndetësore publike në të gjithë shtetin. Siç njoftoi sot, për pak më shumë se një muaj janë realizuar apo janë në fazën përfundimtare mbi 950 vende pune në profile të ndryshme shëndetësore:  mjekë, infermierë, laborantë, ndihmës mjekësorë, teknikë, psikologë, punonjës socialë, higjienistë dhe personel tjetër i domosdoshëm.

Sipas Ministrisë, procesi vazhdon edhe në ditët në vijim do të hapen procedura të reja për punësim në disa institucione shëndetësore publike në shtet.

 “Zhvillimi profesional dhe forcimi i burimeve njerëzore përbëjnë pjesë kyçe të qasjes së re në sistemin shëndetësor, të shpallur nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Shëndetësia nuk mund të funksionojë pa njerëzit që çdo ditë kujdesen për mbarëvajtjen e saj. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe funksional, i cili nis me investimin në njerëzit, që janë themeli i tij”, thekson Ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More