Bujar Osmani: E ardhmja e Çairit, bashkë me idetë dhe energjinë e të rinjve!

nga Redaksia

Shkup, 1 gusht – Dje, në një takim frymëzues me të rinjtë e Çairit, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, z. Bujar Osmani, u zotua se të rinjtë nuk do të mbeten vetëm spektatorë të zhvillimeve politike, por do të jenë pjesë aktive e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës.

Osmani theksoi se e ardhmja ndërtohet bashkë me rininë – me energjinë, idetë dhe guximin e tyre, duke krijuar kështu një Çair më të zhvilluar, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë.

BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin dhe zbatimin e politikave lokale, duke garantuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë peshë reale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More