78 milionë euro fitimi neto i pesë kompanive të derivate për katër vjet, GAP prezanton të dhëna

nga D. V.

Instituti GAP ka prezantuar të dhëna lidhur me fitimin neto të pesë pompave më të mëdha të derivateve në Kosovë përgjatë katër viteve.

Të dhënat janë prezantuar për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, ndërsa GAP për burim të të dhënave ka Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar.

Në vitin 2021 pesë pompat më të mëdha të derivateve kanë pasur fitim neto 18.1 milionë euro, në vitin 2022 fitim i tyre neto ishte 14.5 milionë, në vitin 2023 fitimi ishte 18.8 milionë, ndërkaq fitim rekord është regjistruar në vitin 2024 ku pesë pompat më të mëdha të derivateve kishin fituar 26.6 milionë euro.

Në total fitimi i pesë pompave të derivateve për katër vitet është 78 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More