Disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht

nga Xh M

Shkup, 13 gusht – “Është më se e sigurt se disa zjarre janë zjarrvënie të qëllimshme sepse numri është i madh. Një problem shtesë është era, e cila i nxit ato, dhe në një çast mund të shndërrohet në një edhe më të madh”, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Ai shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur tre zjarre pyjore në territorin e Maqedonisë, nga të cilat ai në “Jasen” ishte më i vështiri për t’u shuar.

“Në anën e poshtme të rrugës, nga porta e “Jasenit” drejt Liqenit Kozjak, situata është shumë e keqe. Ka tym të dendur dhe dukshmëria është e ulët, veçanërisht për avionët, kështu që nuk mund të operojmë nga ajri. Në tokë, përveç ekipeve të URMV-së dhe Ministrisë së Brendshme, ka edhe ekipe nga “Jaseni” dhe “Pyjet Kombëtare”, disa automjete speciale dhe autocisterna, dhe që nga dje zjarrfikësit nga Kavadari kanë ndihmuar me dy automjete”, tha Angellov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More