“Pushteti duhet të tregohet i hapur në diskutimin e Kodit të ri Penal”, Alibali: Duhet debat serioz, jo përplasje politike

nga L. M

Analisti Neritan Alibali, i ftuar në studion e News24, ka komentuar propozimin për Kodin e ri Penal, duke theksuar rëndësinë e një debati gjithëpërfshirës dhe jo vetëm formal.

“E rëndësishme është të shohim produktin që do dalë në fund, pavarësisht mënyrës si është punuar dhe nxjerrë drafti. Nëse do të bëhet një diskutim serioz, jo thjesht publik, mes shumë ekspertësh nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, atëherë mund të japim një mendim real për këtë kod”, u shpreh Alibali.

Ai nënvizoi se pushteti duhet të tregojë hapje maksimale dhe se në këtë proces nuk duhet të ketë përplasje politike, duke kujtuar se edhe strukturat e Bashkimit Europian do të jenë pjesë e vlerësimit.

Sipas Alibalit, diskutimi për Kodin Penal nuk mund të shkëputet nga realiteti dhe tradita shqiptare. “Shoqëria shqiptare ka veçoritë e saj. Kemi një traditë të së drejtës zakonore dhe një kod moral të trashëguar. Në këtë aspekt, disa akte që në një vend tjetër evropian mund të mos konsiderohen problematike, në moralin shqiptar mund të sjellin pasoja deri në gjakderdhje, gjakmarrje apo dënim shoqëror,” tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More