Shkup, 28 gusht – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka komentuar largimin e Arben Taravarit nga qeveria dhe nga koalicioni VLEN, duke theksuar se shkaqet e këtij vendimi nuk lidhen me çështje kombëtare, por me mosmarrëveshje të brendshme dhe kërkesa specifike.
Thaçi në një intervistë të dhënë theksoi se Taravari nuk është tërhequr për parime politike apo për kauza shqiptare, por për shkak të interesave të tij personale dhe mënyrës se si kërkonte të pozicionohej në koalicionin opozitar.
