Pas rritjes së BPV-së në tremujorin e parë, Mickoski pret rritja të vazhdojë në tremujorin e dytë dhe të tretë këtë vit

nga Redaksia

Shkup, 30 gusht – Nga fillimi i vitit, si dhe në dy tremujorët paraprakë të vitit të kaluar, Maqedonia shënon rritje të vazhdueshme të bruto prodhimit të vendit (BPV), i cili është një nga më të lartë në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës në komunën e Kavadarit dhe theksoi se rezultate pozitive ka në të gjitha sektorët kryesorë ekonomikë, duke potencuar rritjen e vazhdueshme në bujqësi, turizëm, eksport dhe prodhimin industrial.

“Muaji i parë i tremujorit të tretë, korriku, në ndërtimtari shënoi realizim të madh të projekteve kapitale”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarit, duke shtuar se prodhimi industrial ka pasur rritje të qëndrueshme prej 4,1 për qind në vazhdimësi gjatë gjithë vitit. Ai shtoi se më së shumti e gëzon rritja në industrinë përpunuese, e cila, sipas tij, sjell vlerën më të lartë të shtuar.

Kryeministri ka shprehur optimizëm se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajin e dytë dhe të tretë nga tremujori i tretë, që do të sjellë rritje solide të BPV-së me rritje të pritur në tremujorin e dytë pas rritjes prej 3,2 për qind në të parin.

“Këto rezultate që i shohim si numra sot do të ndihen shumë shpejt në jetën reale. Ajo që është e rëndësishme është që nuk kemi më të fuqishëm politikisht që sulmojnë bizneset e suksesshme, nuk kemi më krim, korrupsion, zhvatje apo përqindje”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, nëse Maqedonia qeverisej kështu për më shumë se tre dekada, sot do të ishte të paktën tre herë më e pasur. Ai theksoi se detyra e kësaj gjenerate është të korrigjojë shkatërrimin nga e kaluara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More