LSDM: Qeveria uli subvencionet për 40 milionë euro

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shkurt – LSDM akuzon Qeverinë e drejtuar nga Hristijan Mickoski se ka ulur subvencionet për bujqit nga 140 në 100 milionë euro.

Sipas LSDM-së, para zgjedhjeve ishin premtuar 180 milionë euro, por në vend të rritjes ka pasur ulje prej 40 milionë euro. Nga partia thonë se janë vështirësuar edhe kushtet për marrjen e subvencioneve dhe është hequr pagesa avans.

LSDM gjithashtu pretendon se për shkak të parregullsive është pezulluar programi IPARD III, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen nga fondet evropiane për bujqësinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër