Rama: Rruga Vodicë – Qafë Dardhë, mundësi për zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës

nga D. V.

Qafë Dardhë krijon mundësi fantastike për Beratin si rrugë lidhëse me Gramshin, për të gjithë zonën e fshatrave përreth, si dhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë.

Kreu i qeverisë shprehet se ky investim po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës.

Aktualisht në këtë aks po vijojnë punimet në segmentin Frashtan – Çesma e Tarikos, me zgjerimin e rrugës, tombinot dhe muret mbajtës në krah të rrugës

Rruga përshkon terrene të thepisura, por me një natyrë mbresëlënëse, çka e bën potencialisht shumë tërheqëse për turistët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More