Dy persona shpëtohen në malin Vodno afër Shkupit

nga I Z

Shkup, 26 shtator – Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve të Kryqit të Kuq dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dy persona u gjetën menjëherë në shpatijet e Vodnos dhe u transportuan menjëherë në mënyrë të sigurt në qytetin e Shkupit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në numrin e emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza, sot është lajmëruar zhdukja e një personi mashkull, një shtetasi polak, në shpatijet e malit Vodno.

Menjëherë pas marrjes së raportit, qendra operative kujdestare e QMK-së njoftoi institucionet kompetente. Ministria e Punëve të Brendshme është mobilizuar për të formuar një ekip të posaçëm kërkimi, në aksion janë përfshirë edhe ekipe nga Kryqi i Kuq.

Përveç kësaj, siç informojnë nga QMK-ja, në terren tashmë janë një ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga DMSH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More