Regjistrohen tri parti për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka regjistruar tre subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, teksa afati i fundit i regjistrimit të partive është 14 tetor.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesat e tri partive politike për regjistrimin si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Berat, që do të zhvillohen në datën 9 nëntor 2025.

Në përfundim të shqyrtimit, KSHZ vendosi regjistrimin si subjekt zgjedhor të: Partisë Socialiste të Shqipërisë; Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar; Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Gjithashtu, u vendos dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Shkurt Laskut, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në seancën e sotme u miratuan edhe disa elementëve përmbajtësorë të fletës së votimit, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në disa njësi të vetëqeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More