Shkup, 27 tetor – Prindi që gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve të të rinjve Bregallnica dhe Shkupi sulmoi dy futbollistë vendas 15-vjeçarë, është dënuar me 11 muaj burg.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Shtipit dhe njëkohësisht gjyqtar penal, Sashko Georgiev, informoi sot se këshilli gjyqësor penal, i kryesuar nga gjyqtarja Nevena Perica, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Avni Abduli nga Shkupi, për veprën penale “Dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 4 i Kodit Penal. Vendimi ende nuk është bërë i formës së prerë, pasi pason afati i ankesës në Gjykatën e Apelit në Shtip.
Incidenti ka ndodhur më 24 gusht të këtij viti, në fushën e futbollit “Belo Brdo” në Shtip, gjatë ndeshjes mes ekipeve të të rinjve të Bregallnicës dhe Shkupit. Prokuroria Themelore Publike në Shtip menjëherë pas ngjarjes ka nisur procedurë të përshpejtuar kundër 43-vjeçarit për veprën penale Dhuna.
Sipas Prokurorisë, me veprimet e tij ai ka rrezikuar sigurinë e fëmijëve, ndërsa tek të pranishmit dhe opinioni publik ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, frike dhe shqetësimi.
