Aktorja amerikane, Kate Hudson, zbuloi së fundmi se cila është gjëja më e mirë e karrierës së saj të gjatë në Hollywood. Aktorja 46-vjeçare foli për revistën People në premierën botërore të filmit biografik “Song Sung Blue” në AFI Fest në Hollywood dhe gjatë intervistës ajo reflektoi mbi atë që është pjesa më e mirë e punës së saj.
Mendoj se gjëja e parë që më vjen ndërmend janë njerëzit që kam takuar, marrëdhëniet, ata gjithmonë më duken si dhuratat e mia më të mëdha. Ndihem shumë me fat që jam pjesë e një bote njerëzish që janë pafundësisht interesante, inteligjentë.
Hudson debutoi në ekranin e madh në vitin 1998 në filmin “Desert Blue”, në të cilin luajti vajzën e një ylli të Hollywoodit që mbetet përkohësisht e bllokuar në një qytet të vogël amerikan. Projekti i saj i fundit, “Song Sung Blue”, bazuar në dokumentarin e vitit 2008 me të njëjtin emër, ndjek jetën e Mike Sardine (Hugh Jackman) dhe Claire Sardine (Hudson).
Hudson tha në premierë se filmi është kulmi i “gjithçkaje” që ajo ka bërë dhe mbi të cilën ka punuar gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë.
E tëra çfarë kam dashur të bëj është të bëj muzikal. Ky padyshim nuk është muzikal, por ky film është i veçantë dhe gjithçka që kam studiuar gjatë gjithë jetës ose karrierës sime. Kam mundësi t’i bëj të gjitha këto në një film dhe kjo nuk ndodh shpesh.
Aktorja e njohur e Hollivudit ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për përvojat metafizike që pretendon se ka jetuar. Në “Howard Stern Show” aktorja u shpreh se ajo dhe nëna e saj kanë një aftësi të veçantë që mund të lidhen dhe komunikojnë me botën e përtejme. “Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e frikshme për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës”-u shpreh ajo.

