Arjan Konomi kritikon ashpër Krusitën: Ishe një zhgënjim total, vetëm merrje frymë

Nga B.M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Opinionisti, Arjan Konomi, ka pasur një debat të fortë me Krusitën gjatë Fan Club-it, ku ka komentuar qëndrimin e saj në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar eksperiencën e saj si pasive dhe zhgënjyese.

Gjatë diskutimit, Krusita foli për raportin e saj me Kristin dhe ndjesitë që kishte për të, duke theksuar se mes tyre kishte një lidhje shpirtërore dhe respekt të madh si njerëz.

Ajo gjithashtu tregoi se familja e saj e ka mbështetur gjithmonë dhe se do ta mbështesnin edhe nëse do të dashurohej me dikë.

Fun Club/YouTube

Arjani, nga ana tjetër, u shpreh kritik ndaj rolit të saj në shtëpi, duke thënë se nuk e kishte parë aktive dhe se mezi e kishte vënë re pjesëmarrjen e saj në Big Brother.

Ai theksoi se sipas tij, ajo nuk u përfshi mjaftueshëm dhe se ishte një zhgënjim që nuk e shfrytëzoi më mirë eksperiencën.

Krusita reagoi ndaj kritikave, duke thënë se nuk mund të konsiderohet zhgënjim dikush që nuk ka bërë zhurmë dhe se ajo kishte tentuar të bëhej pjesë e shtëpisë, por përshtatja kishte qenë e vështirë pas një muaji.

Debati mes tyre vijoi me replika, ku Arjani insistoi se ajo nuk ishte përpjekur mjaftueshëm dhe e krahasoi situatën edhe me disa ish-banorë të tjerë, duke e bërë bisedën mjaft të tensionuar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër