Aksident trafiku në Shkup, lëndohen disa persona

nga D. V.

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën janë lënduar disa persona.

“Më 18.11.2025 rreth orës 15:00, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “52” dhe “49” në lagjen “Stopanski Dvor” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga L.B.(35) nga Gjermania, dhe një automjeti tjetër “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.D.(51) nga Shkupi.

Në aksident, bashkudhëtari O.Sh.(49) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtarët M.Sh.(22), E.I.(23) dhe A.R.(30), të gjithë nga Shkupi, si dhe L.B. dhe bashkudhëtari i saj i mitur, të konstatuara në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More