Arrestime të reja për tragjedinë në Koçan, në pranga 11 inspektorë

nga D. V.

Shkup, 21 nëntor – Hetuesit po e vazhdojnë punën në rastin e zjarrit katastrofal në disko-klubin “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 të rinj, ndërsa mbi 200 persona u plagosën. Edhe pse gjykimi ndaj të dyshuarve kryesorë tashmë ka nisur, hetimet po zgjerojnë fushëveprimin dhe përfshijnë funksionarë të rinj.

Sipas informacioneve të Plusinfo.mk, edhe 11 udhëheqës dhe inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike (UJP) dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ata dyshohen për një sërë veprash penale të lidhura me funksionimin e disko-klubit dhe kontrollin që ata është dashur ta ushtronin. Disa prej tyre tashmë janë arrestuar, ndërsa për shumicën kërkohet masë paraburgimi.

Të dyshuarit ngarkohen për vepra penale si: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe zbulim të sekretit zyrtar.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More