Kartel në disa auto-shkolla të Maqedonisë? Dyshohet se janë marrë vesh për të caktuar çmimet

nga D. V.

Shkup, 12 dhjetor – Ka indicie që 40 auto-shkolla në Maqedoni janë marrë vesh, për të caktuar çmimin për trajnimin e kandidatëve për marrjen e patentë shoferit, përcjell TV21. Komisioni për vendimmarrje mbi kundërvajtjet pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës njofton se sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, është kryer inspektim në disa auto-shkolla.

“Gjatë inspektimit u konstatuan indikacione që tregojnë mundësinë e një sjelljeje të koordinuar të auto-shkollave – kartel në formimin e çmimeve për trajnim të kandidatëve për shoferë, që përbën shkelje të mundshme të nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Komisioni thekson se do të vazhdojë me mbledhjen intensive të provave dhe përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante dhe, nëse konfirmohet ekzistenca e një veprimi të ndaluar kontraktual, do të merren masa të përshtatshme sipas Ligjit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More