Reagon ish presidenti Pendarovksi ndaj akuzave të Mivckovskit

Nga B.M
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 janar – Ish presidenti i Maqedonisë së Veriur, Stevo Pendarovski, përmes një postimi në profilin e tij në FB i është përgjigjur kuzave të kryeministrit të Maqedonisë, Hristjan Mickovski të dhëna sot. Në reagimin etij Pendarovski shkruan:

Në lidhje me deklaratën e sotme të Hristijan Mickoskit:

Me të vërtetë mendova t’i mos i jap rëndësi zotit Mickoski, sepse e kuptoj nevojën e tij për të mbuluar “rezultatet” katastrofale të qeverisjes së tij deri tani me komente për gjëra që nuk i kupton, por, për shkak të opinionit publik, do të duhet të shpjegoj disa gjëra që, fatkeqësisht për “ekspertin e energjetikës”, nuk i kanë shpjeguar më parë “avokatët e tij të mëdhenj”.

Konkretisht, Gjykata Kushtetuese që më shumë se pesë vjet më parë, me shumicë votash, KONFIRMOI se vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Së dyti, rregulloret me fuqi ligjore i miratoi dhe i implementoi Qeveria. A ka pasur aty keqpërdorime, institucionet shtetërore që tani janë nën kontroll të plotë të Mickoskit mund ta kontrollojnë kur të duan, nëse duan.

Së treti, të gjitha vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i kam dorëzuar vetë në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të asaj gjendjeje.

Më është e qartë se edhe kjo shpjegim nuk do ta ndalojë Mickoskin të vazhdojë të akuzojë dhe shpifë pa bazë, sepse kjo është, fatkeqësisht, mënyra e vetme se si është mësuar të qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër