Raufi: Iva Mihailova nuk ka leje nga gjykata për kalimin e kufirit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Iva Mihailova, banore e Koçanit me identitet bullgar, e cila gjykohet për një aksident trafiku me një viktimë, kaloi kufirin Maqedoni-Bullgari pa lejen e gjykatës.

“Edhe unë jam e befasuar. Këtë mëngjes më njoftuan se ajo kaloi kufirin, nuk ka leje nga Gjykata, ne donim vetëm të paraqisnim një kërkesë të re sepse kishte një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme se mjekë nga Bullgaria do të vinin ta ekzaminonin. Tani gjyqi duhet të vazhdojë në mungesë të saj, është radha e ekspertit tonë të trafikut të dëshmojë në favor të mbrojtjes se Mihaiova nuk kishte nevojë të shkonte në atë korsi. Supozoj se ajo e mori vendimin me avokatin nga Bullgaria”, thotë avokati që përfaqësoi Mihailovan, Naser Raufi, për “Veçer”.

Lajmi se Mihailova kaloi kufirin e shoqëruar nga avokati Nikolaj Dimitrov nga Bullgaria u njoftua këtë mëngjes nga “BTV” bullgare.

Presidentja bullgare, Iliana Yotova është duke pritur përfundimin e mjekëve në Pirogov mbi gjendjen e 23-vjeçares Iva Mihailova, e cila mbërriti në Bullgari pas muajsh mosmarrëveshjesh ligjore në Maqedoninë e Veriut për shkak të nevojës për trajtim të specializuar të lëndimeve të saj pas një aksidenti të rëndë.

“Le të shohim se cila është gjendja e saj, le të marrim këto masa urgjente për të cilat kemi këmbëngulur për kaq shumë muaj, dhe jo vetëm këtu, në Bullgari, por para të gjitha institucioneve ndërkombëtare”, u tha Yotova për “BGNES”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër