Gashi zhvillon takim me kryebashkiakun e Arnavutköy në Stamboll

nga Xh M

Stamboll, 30 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë në Stamboll, ku zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, Mustafa Candaroğlu.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin lokal.

“Pata nderin që në Stamboll të takoj z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, një vend që bart një domethënie të veçantë historike dhe kulturore për shqiptarët”, shkruan Gashi.

Ai shtoi se gjatë takimit u shkëmbyen ide konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe zhvillimin lokal.

“Shkëmbyem ide mbi zhvillimin lokal dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional,” theksoi kryeparlamentari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More