Protestë në Çair, banorët bllokojnë bulevardin për mungesë uji

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Banorë të revoltuar të Çairit bllokuan mbrëmë bulevardin “Cvetan Dimov”, në shenjë pakënaqësie për problemet me furnizimin me ujë.

Sipas Komunës së Çairit, protesta ishte spontane dhe u organizua nga qytetarët e pakënaqur me gjendjen e rrjetit të ujësjellësit.

Nga komuna bëjnë të ditur se ekipet kompetente kanë ndërhyrë në terren për sanimin e problemit.

Autoritetet njoftuan se nuk janë raportuar incidente dhe se situata është mbajtur nën kontroll.

artikuj të ndërlidhura