Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë – përfshihen tri vetura, lëndohen katër persona

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Shakovicë, ku janë përfshirë tri vetura.

Për pasojë, uraishte bllokuar dhe qarkullimi u ndërpre përkohësisht, ndërsa autoritetet dolën në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegragfin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë, rreth orës 21:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime”, tha Ahmeti

Ajo shtoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër