Dhunë në shkollën fillore në ‘Aerodrom’: 2 nxënës sulmojnë bashkëmoshatarin, një tjetër filmon

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Një tjetër rast i dhunës mes nxënësve është raportuar në shkollat e Shkupit. Një i mitur është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë të tij në një shkollë fillore në komunën e Aerodromit, ndërsa një i mitur i tretë e ka filmuar të gjithë incidentin me telefon celular.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sulmi ka ndodhur më 25 nëntor, ndërsa rasti është denoncuar dje, në orën 14:45, në SPB-Shkup.
Deri më tani nuk bëhet e ditur se çfarë i ka paraprirë incidentit, e as nëse nxënësi i sulmuar ka pësuar lëndime.

Nga policia njoftojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

artikuj të ndërlidhura