Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit.

Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit.

Duke qenë se grupi i Gretës nuk i është bindur urdhrit, Vëllai i Madh mori vendimin që të anulonte televotimin aktual.

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh. Siç u njoftuat, kjo sfidë është shumë e rëndësishme për spektaklin e radhës, ndaj për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, Vëllai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet. Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme. Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live. Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për ju”, shkruhej në zarfin e zi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër