Ricky Martin habit shikuesit e Super Bowl, duket më i ri se Bad Bunny

Nga B.M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ricky Martin tërhoqi vëmendjen gjatë pushimit të pjesës së parë të Super Bowl LX, kur performoi në setin e Bad Bunny në stadiumin Levi’s në Santa Clara.

Këngëtari 54-vjeçar këndoi pjesërisht ulur pranë një peme bananeje në interpretimin e këngës “Lo Que Le Pasó a Hawaii”, duke bërë homazh kopertinës së albumit “Debí Tirar Más Fotos” të Bad Bunny.

Pamja rinore e Martinit u komentua gjerësisht në internet, ku shumë përdorues thanë se dukej më i ri edhe se Bad Bunny, 31 vjeç, shkruan DailyMail.

Shumë fansa e lavdëruan kujdesin që tregon për veten dhe energjinë e tij në skenë, duke e krahasuar madje me të rinj të famshëm si Drake apo Travis Kelce.

Një komentues shkroi: “Gjëja më fyese për mua është se Ricky Martin duket kaq mirë në moshën 54-vjeçare. SI?!?”

Ndërsa një tjetër shtoi: “Tridhjetë vjet më vonë, Ricky dukej më i ri”.

Performanca e tij u prit me entuziazëm, duke treguar se artisti nga San Juan mbetet një ikonë e energjisë dhe karizmës në skenën botërore. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër