Sali – Palminteri: Thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja e Italisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

nga admin

Shkup, 9 shkurt – Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe prioritetet që lidhen me Agjendën e reformave dhe procesin e anëtarësimit, ishin në fokus të takimit mes ministrit për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali me ambasadorin e Italisë në vend, Paolo Palminteri.

Siç kumtoi MÇE, ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit përmes instrumenteve evropiane, veçanërisht në kuadër të programeve TWINNING dhe TAIEX, si dhe përmes programeve rajonale dhe transnacionale në të cilat merr pjesë Maqedonia e Veriut.

“Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e Italisë në fusha kyçe si mjedisi, energjia, politika sociale dhe zhvillimi ekonomik, si dhe për solidaritetin dhe ndihmën gjatë përballjes me përmbytjet në vitin 2016 dhe krizën e migracionit”, thuhet në kumtesë.

Prej aty shtojnë se Sali po ashgtu ka theksuar se Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, veçanërisht në fushat që lidhen me reformat dhe integrimin evropian të vendit.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy