Elijona e prekur pas fjalëve të dajës: Më vjen keq për ata që nuk janë më dhe nuk mund të flasin të vërtetën

Nga B.M
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elijona Binakaj u trondit të hënën nga një deklaratë e dajës së saj që iu zbulua në Prime.

I njëjti pak ditë më parë pas rrëfimit të banores, dha një tjetër version të ngjarjes.

Por pas bujës së madhe në rrjete sociale e media u bë një tjetër reagim nga daja, me fjalë krejtësisht të tjera.

Elijona pa të dy versionet dhe tregoi në një formë se nuk ka edhe aq raporte të mira me të, e që nuk kanë folur që dy vite.

Kjo situatë e preku shumë dhe e bëri që ta mendonte edhe pas spektaklit.

“Si serial turk jeta, pse”, tha ajo fillimisht.

Tutje u shpreh: “Mua po më vjen keq për ata që nuk janë më këtu edhe nuk mund të flasin, të flasin të vërtetën e vet dhe për babanë tim. Edhe kjo ndodhi”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër