Rama pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa: Mik i çmuar

Nga B.M
487 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri Edi Rama u takua në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, me të cilin zhvilloi edhe një darkë pune.

Kryeministri Rama publikoir foto nga ky takim, i realizuar përpara darkës së punës së mbajtur mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin evropian.

Rama e cilëson Presidentin e Këshillit Europian si një mik të çmuar.
“Momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa”, u shpreh Kryeministri.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Bruksel më 9 shkurt.
Në fokus të bisedimeve ishte procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Palët diskutuan mbi ecurinë e reformave, sfidat aktuale dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbi mbështetjen e institucioneve evropiane për këtë proces.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër