Seanca në Hagë: Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

Nga B.M
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca gjyqësore me deklaratat e mbrojtjes së Kadri Veselit, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Rexhep Selimit.Dje përfundoi dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.Gjatë kësaj dite, deklaratat i paraqitën mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatëve Luka Mishetiq, Nina Tavakoli dhe Pierre-Richard Prosper, si dhe mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.Dixon do të vazhdojë edhe sot paraqitjen e mbrojtjes për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e cila nisi dje para trupit gjykues, por nuk përfundoi.Gjatë fjalës së tij, Dixon theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk ka paraqitur prova që dëshmojnë se ish-kryetari i Kuvendit ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër