Ahmeti uron Kurtin: Republika ka nevojë për vendime të menduara thellë

nga Redaksia

Tetovë, 13 shkurt – Zhurnal.mk – Lideri i Bdi-së, Ali Ahmeti i ka përcjell mesazhe urimi liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për zgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit të Kosovës për herë të tretë.

Ahmeti duke uruar Kurtin mes tjerash ka shkruar se Kosova ka nevojë të forcojë sovranitetin si dhe të merr vendime të menduara thellë duke cekur partneritetin me SHBA-të dhe rrugëtimin e pakthyeshëm drejt integrimit evropian

“E përgëzoj Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti për zgjedhjen në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Si një nga ata që vitet më vendimtare të jetës i kam kaluar në përpjekje për liri, dinjitet dhe shtetësi, kryeministrit Kurtit i uroj mandat të suksesshëm.

Kosova ka nevojë për qeverisje që forcon sovranitetin, konsolidon institucionet, nxit zhvillimin ekonomik dhe garanton barazinë para ligjit. Republika ka nevojë për vendime të menduara thellë dhe për hapa të sigurt që e çojnë përpara stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës ndërtohet mbi partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimi Evropian, si bosht i orientimit të saj strategjik dhe qytetërues.

Ju uroj vendimmarrje me vizion, qëndrueshmëri në veprim dhe lidership që bashkon energjitë e vendit në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe të brezave që vijnë.”, ka shkruar Ahmeti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More