Po punohet në dokumentacionin për akreditimin e masave të reja IPARD, projektet e “pastërta” do t’i mbështesë shteti

nga D. V.

Shkup, 16 shkurt – Agjencia e pagesave vazhdoi të funksionojë normalisht. Nuk mund të them se kur do të ketë thirrje të reja IPARD, por di se tashmë po punohet në përgatitjen e dokumentacionit për akreditimin e masave të reja, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovki.

Në brifingun me gazetarët, Tripunovski informoi se muajin e ardhshëm do të udhëtojë për një takim në Bruksel, i cili tashmë është paralajmëruar.

“Sa i përket vërejtjeve nga Brukseli, nuk mund të them se kur do të ndodhë zhbllokimi dhe vazhdimi i gjithë procesit, por është e rëndësishme që po punohet në dokumentacionin për akreditimin e masave të reja. Për aplikaconet “e pastërta” IPARD që tashmë janë miratuar dhe po realizohen, shteti me shumë gjasa do të dalë në ndihmë dhe do t’i mbështesë, ndërsa më pas këto fonde do të kompensohen me fondet evropiane nga IPARD”, theksoi ministri.  

Lidhur me përmbytjet aktuale në vend, në sektorin e bujqësisë, Tripunovski informoi se pas sanimit të dëmeve, do të bëhet vlerësimi. Tani, siç theksoi, MBPEU është e fokusuar në procesin e sanimit, së bashku me SHA Ekonominë e Ujërave. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More