Komuna e Sarajit: Prej sot deri më 23 shkurt, qytetarët t’i paraqesin dëmet nga përmbytjet

Nga B.M
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Komuna e Sarajit informoi se prej sot deri më 23 shkurt, qytetarët t’i paraqesin dëmet nga përmbytjet e djeshme në territorin e kësaj komune. 

“Të gjithë banorët e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, të cilët janë prekur nga vërshimet e dendura të ditëve të fundit, mund të paraqesin fletëparaqitje për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte banimi, objekte ndihmëse, pajisje dhe pasuri të tjera. Komisioni i formuar nga Komuna do të dalë në teren për verifikimin e fakteve dhe vlerësimin e dëmeve të raportuara. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është nga 16 deri më 23 shkurt. Pas përfundimit të këtij afati, kërkesat e dorëzuara nuk do të merren në shqyrtim”, potencojnë nga Komuna. 

Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat e tyre në hapësirat e Komunës së Sarajit gjatë orarit zyrtar të punës. Qytetarët mund ta shkarkojnë formularin në linkun e mëposhtëm. 

“Komisioni do të ndihmojë banorët për mbushjen e Fletëparaqitjeve, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë të rregullt dhe të jenë të kompletuara me të gjitha dokumentet e detyrueshme të cilat janë të potencuara në fletëparaqitjet”, informojnë nga Komuna e Sarajit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër