Shkup, 17 shkurt – Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës, VLEN uron nga zemra presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kosova sot feston 18 vite liri e shtetësi, të fituara me gjakun dhe sakrificën e bijve e bijave të saj. Në këtë përvjetor, nuk mund të mos kujtojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, të cilët sot po gjykohen në Hagë. Ne besojmë se shpallja e tyre të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë është barazvlefshme me ditën e pavarësisë së vendit. Ata janë pjesë e historisë sonë, e luftës për liri dhe e themelit të shtetit të Kosovës.
Lirimi i tyre sa më shpejt është jo vetëm një akt drejtësie, por edhe një rikthim i dinjitetit të popullit shqiptar.
VLEN qëndron pranë Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke uruar që ky përvjetor të sjellë më shumë unitet, forcë dhe besim në të ardhmen e përbashkët.
Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
