Për një drekë/darkë të së dielës, ia vlen ta provoni, shumë e shijshme dhe e shpejtë për t’u përgatitur.
Përbërësit:
Për qofte:
300 gram mish të grirë
50 gram oriz
20 gram grimca buke,
piper, spec i kuq i tharë
Për gatim:
4 lugë gjelle vaj
1 qepë e madhe
1 karotë e madhe
5 patate (480 gram)
100 gram pure domatesh
1 litër ujë i nxehtë
erëza të thata, rozmarinë, spec i kuq i tharë
1 e verdhë veze
3 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle ujë
Përgatitja:
Përzieni mishin me orizin (të larë mirë dhe të kulluar) dhe grimcat e bukës, hidhni kripë, piper të zi dhe spec të tharë. Formoni 20 qofte të vogla nga përzierja. Ngrohni vajin në një tigan të madh dhe skuqni qoftet fillimisht, duke i përzier ngadalë, për rreth 5 minuta, derisa të skuqen mirë nga të gjitha anët. Shtoni qepën e grirë imët, karrotën, purenë e domates dhe patatet (të prera në katror) dhe lërini të ziejnë ngadalë për rreth 10 minuta. Shtoni lëngun, menjëherë spërkatni me erëza të thata, rozmarinë, piper të tharë, majdanoz ose sipas dëshirës. Lëreni të ziejë ngadalë e mbuluar në zjarr mesatar. Pas 30-35 minutash (kur patatet të jenë zier) shtoni përzierjen më të verdhën e vezës, ujit dhe miellit në pjatë, lëreni të ziejë për 5 minuta të tjera dhe përziejini mirë. Shërbejeni të ngrohtë.
