Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë sot pretencën për disa nga të pandehurit e dosjes “5D” duke kërkuar në total 39 vite burg ndaj tyre.
SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Redi Mollën, 9 vite për Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushën. Ndërkohë 7 vite burg u kërkua
Për Nestor Muhametllarin,SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, nga 3 vite heqje lirie për Enton Punavijën dhe Julian Zanajn si dhe 2 vite për Albano Jankun.
Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, u arrestuan në mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D” me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të dyshuar për afera financiare dhe tenderë të dyshimtë.
