Presidenti shqiptar uron 18-vjetorin e pavarësisë: Kosova është më e fortë, le të ecim bashkë drejt BE -së

Nga admin
215 e lexuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë së saj.

Begaj ka thënë se në këtë 18-vjetor, Kosova është edhe më e fortë me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

“Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare. Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT! “, ka shkruar Begaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër