Hashim Thaçi: Ekziston vetëm një e vërtetë, jam i pafajshëm

nga admin

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i pari që ka nisur fjalën përfundimtare në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ka theksuar se është vetëm një e vërtetë, dhe se është i pafajshëm për akuzat me të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuara është duke e akuzuar, raporton Ekonomia Online

Thaci tha se nuk është pishman që luftoi për lirinë e vendit, dhe nuk mund të qëndronte indiferent ndaj masakrave që regjimi i Sllobodan Millosheviqit po bënte në Kosovë.

““Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Tw nderuar gjyqtarw Prokuroria, qëllimi ishte marrja e ushtrimit të kontrollit të Kosovës; kjo jo vetëm që është e pavërtetë dhe tejet absurde, por është thellësisht edhe ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të pafajshme të vrara gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë edhe për përpjekjet e NATO-s dhe aleancës perëndimore, me të cilën unë bashkëpunova ngushtë”, tha ai.

Ai ka në dispozicion 20 minuta.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy